Një incident është shënuar paraditen e sotme në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një punëtor ndërtimi ka rënë aksidentalisht nga skela gjatë punimeve në një banesë private.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20, ndërsa shtetasi P. S., rreth 55 vjeç, ishte duke kryer punime ndërtimi në banesën e shtetasit G. S. Si pasojë e rrëzimit, P. S. është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, shtetasi G. S. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për t’u marrë në pyetje, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të plota të rastit.
Autoritetet janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale lidhur me këtë ngjarje.