Policia e Korçës ka ndaluar dy të rinj, M. H., 20 vjeç dhe një 17-vjeçar, ndërsa ka referuar materialet në Prokurori për një tjetër të dyshuar, A. K., 18 vjeç, të gjithë banues në Korçë. Ata akuzohen se kanë bashkëpunuar për të vjedhur një shumë parash nga minimarketi i një 64-vjeçari.
Veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë.