Është ndarë nga jeta në moshë të re Joana Qyli, vajza e prindërve korçarë që prej vitesh jetonin në Greqi.
Pas studimeve në Selanik dhe Holandë, ajo arriti të bëhej pjesë e Parlamentit Europian, ku punonte prej disa vitesh. Joana u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë.
Ajo kishte përfunduar studimet për Shkenca Politike në Selanik dhe më pas Masterin për Administratë Publike në Holandë.
Përpara punës në institucionet e Bashkimit Europian, ajo kishte shërbyer si Asistente Administrative në Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në Selanik dhe si Asistente Kërkimi në Universitetin e Leiden-it.
Joana ruante gjithmonë lidhje të forta me Korçën, qytetin e origjinës që e vizitonte shpesh dhe për të cilin fliste me dashuri.
E njohur për energjinë pozitive dhe dëshirën për t’u përmirësuar çdo ditë, ajo u nda nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë, duke lënë pas një boshllëk të madh tek familjarët, miqtë dhe kolegët e saj.