Leskoviku po kthehet në një nga destinacionet më tërheqës për turistët e huaj, veçanërisht ata francezë, të cilët zgjedhin këtë qytet për natyrën e paprekur, ajrin e pastër dhe ushqimin tradicional të shijuar në restorantet dhe bujtinat e zonës. Mikpritja e banorëve dhe atmosfera e qetë e jetës lokale e bëjnë këtë vend ideal për ata që kërkojnë të largohen nga dinamika e qyteteve të mëdha.
Guida turistike që shoqëron grupet e huaja thekson se shtatori është muaji më i preferuar për francezët që vizitojnë Shqipërinë. Sipas saj, mesazhi kryesor që sjellin vizitorët është: “Ruajeni dhe mbrojeni natyrën, sepse ajo është pasuria më e madhe që keni.”
Përveç peizazheve të bukura dhe ushqimit vendas, turistët francezë vlerësojnë edhe gjestet e thjeshta të mikpritjes.
Leskoviku po hyn gjithnjë e më shumë në itineraret e turizmit ndërkombëtar, duke dëshmuar se edhe qytetet e vogla, me histori dhe tradita të mëdha, mund të ofrojnë përvoja autentike dhe të paharrueshme.