Në kuadër të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe prerjes së pyjeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë kapur në flagrancë tre shtetas që kryenin gjueti të paligjshme.
Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Burimi i Selcës” në Maliq, ku në vendngjarje u gjet një kafshë e egër e vrarë me armë gjahu. Policia bllokoi një armë gjahu dhe hoqi lejen për mbajtjen e saj, si dhe sekuestronte municion luftarak, një elektrik dhe një automjet.
Shtetasit e proceduar penalisht janë: D. A., 31 vjeç, banues në Maliq, L. D., 20 vjeç, dhe M. T., 23 vjeç, banues në Libonik. Materialet u referuan Prokurorisë së Korçës, ku nisi procedimi për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Policia apelon qytetarët për respektimin e moratoriumit dhe ligjit për mbrojtjen e kafshëve dhe pyjeve.