Emocione të forta në startin e sezonit për skuadrën e Maliqit, që triumfoi me rezultatin 3-2 ndaj Delvinës në fushën e vetme.
Për vendasit shkëlqeu Offei, autor i dy golave, ndërsa rrjetën e gjeti edhe Ibrahim, duke vulosur suksesin e parë të sezonit.
Pas një ndeshjeje me ritëm të lartë dhe përmbysje emocionesh, Maliqi e nis kampionatin me këmbën e mbarë, duke dhënë sinjalet e një skuadre që synon lart.