Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, thotë se Irani “ka kaluar vijat e kuqe pasi guxoi të qëllojë me raketa ndaj përqendrimeve të popullsisë civile në Izrael”.
“Irani kaloi vijat e kuqe kur guxoi të qëllonte me raketa qendrat e popullsisë civile në Izrael. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë qytetarët e Izraelit dhe do të sigurohemi që regjimi i ajatollahëve të paguajë një çmim shumë të rëndë për veprimet e tij të urryera”, tha ai.
Deklarata e Israel Katz vjen pasi Irani lëshoi një breshëri raketash balistike, të cilat goditën zona të ndryshme në të gjithë Izraelin, përfshirë edhe zonën metropolitane të Tel Avivit.