Në fshatin Kolanec ka nisur asfaltimi i segmentit të parë të rrugës lidhëse me qytetin e Maliqit, me një gjatësi prej 600 metrash linearë.
Ky investim, i financuar me të ardhurat e veta të Bashkisë Maliq, synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qarkullimin për banorët e zonës.
Punimet do të vijojnë sipas planifikimit edhe në pjesët e tjera të rrugës, deri në përfundimin e plotë të projektit që pritet t’i japë një pamje më bashkëkohore dhe funksionale aksit lidhës të fshatit.