Edisioni i 9-të i “Open Cinema – Kinemaja shëtitëse në Shqipëri” ka ndalur këtë fundjavë në zemër të Bilishtit, duke tërhequr një numër të madh banorësh për të ndjekur filma dhe performanca artistike.
Aktiviteti, që më herët ishte i pranishëm në Kavajë, solli surpriza muzikore, një kolazh kolonash zanore të filmave shqiptarë dhe një homazh për “Nderin e Kombit” Margarita Xhepa.
Financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, Ambasada e Spanjës dhe Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit, kjo kinematë shëtitëse synon të sjellë artin e filmit në zona pa kinema, me destinacionin e radhës Kamzën.