Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në kryqëzimin e Libonikut, në aksin rrugor Maliq–Korçë.
Sipas të dhënave paraprake, dy automjete tip “Volvo” janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar dëme materiale, por pa persona të lënduar.
Banorët bëjnë me dije se kryqëzimi i Libonikut konsiderohet një nga pikat më problematike të qarkullimit, për shkak të mungesës së sinjalistikës rrugore dhe fluksit të lartë të automjeteve, çka ka sjellë edhe më parë aksidente te shumta.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive lidhur me aksidentin.