Bashkia Pogradec kremtoi 90-vjetorin e themelimit të Bibliotekës “Mitrush Kuteli”, një nga institucionet më të rëndësishme kulturore të qytetit, që prej dekadash ka luajtur rol kyç në promovimin e leximit dhe përhapjen e dijes.
Aktiviteti jubilar u zhvillua pranë Qendrës Kulturore “Lasgush Poradeci”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet qendrore e lokale, Akademia e Shkencave, shtëpi botuese, si dhe dashamirës të librit.
Në këtë ceremoni u prezantua historiku i bibliotekës dhe rrugëtimi i saj 90-vjeçar, ndërsa u theksua rëndësia që mbart emri i shkrimtarit të madh Mitrush Kuteli për trashëgiminë letrare të qytetit dhe të gjithë vendit.
Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e dhënë ndër vite, Bashkia Pogradec ndau certifikata vlerësimi për ish-punonjës të bibliotekës, lexues nga grupmosha të ndryshme dhe përfaqësues të shtëpive botuese.