Pas 4 muajsh hetime të vazhdueshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë, finalizuan me sukses operacionin e koduar “Portions”, duke goditur një rast të shitjes së lëndës narkotike kokainë në qytetin e Pogradecit.
Nga hetimet u identifikuan 5 persona që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, ndërsa 4 prej tyre u arrestuan në flagrancë dhe një tjetër u shpall në kërkim.
Në pranga ranë shtetasit:
- E. A., 29 vjeç,
- D. A., 18 vjeç,
- A. Sh., 18 vjeç,
- dhe një 17-vjeçar, të gjithë banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, shtetasi A. Sh. u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një automjet, në të cilin u gjet një sasi kokaine.
Në kërkim është shpallur L. G., 20 vjeç, që dyshohet si bashkëpunëtor në këtë rrjet shpërndarjeje.
Si rezultat i operacionit u sekuestruan dhjetëra doza kokaine, 2 automjete dhe 10 celularë, që përdoreshin për komunikim dhe shpërndarje të lëndës narkotike.
Hetimet treguan se personat e përfshirë shisnin kokainë në doza të vogla në zona të ndryshme të qytetit të Pogradecit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme ligjore.