Pas fitores dramatike 3–2 ndaj Dinamos një javë më parë, volejbollistet pogradecare do të luajnë sërish në shtëpi këtë fundjavë. Kundërshtare do të jetë Tirana, një tjetër ekip pretendent për titullin kampion, çka e bën ndeshjen tepër interesante dhe të fortë.
Trajneri Besnik Lisha do t’i ketë të gjitha lojtaret në dispozicion për këtë sfidë, ndërsa atmosfera në skuadër është pozitive pas suksesit të fundit. Pogradeci synon të vazhdojë serinë e fitoreve dhe të ruajë ecurinë e mirë në kampionat.