Pas përfundimit të raundit të parë, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës ka nisur raundi i dytë dhe i fundit i aplikimeve dhe regjistrimeve. Në këtë fazë, maturantët që kanë fituar të drejtën e studimit duhet të kryejnë pagesën e tarifave për programin e zgjedhur.
Sipas autoriteteve të universitetit, ende ka kuota të lira në disa programe studimi, ndërsa degë si Edukimi Fizik dhe Sportet apo Infermieria i kanë plotësuar të gjitha vendet. Raundi i dytë ofron njē tjetër mundësi për maturantët që duan të bëhen pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë.