Një samit shumë i pritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk solli asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës së Moskës në Ukrainë, megjithëse të dy liderët e përshkruan takimin si produktiv.
Gjatë një paraqitjeje të shkurtër para mediave pas takimit gati treorësh në Alaskë, të dy liderët thanë se kishin bërë përparim mbi çështje të pacaktuara. Por nuk dhanë detaje dhe nuk morën pyetje, duke injoruar thirrjet e gazetarëve.
Me këtë samit, Trump, i cili kishte premtuar t’i jepte fund luftës në Ukrainë që në ditën e parë të rikthimit të tij në detyrë, “ka marrë një kujtesë të re se sa gjatë mund të zgjasë gjithë kjo”.