Shqipëria gati për sfidën ndaj Serbisë!
Në formacionin e kuqezinjve nuk priten surpriza, ndërsa dilemat për repartin e sulmit janë zgjidhur gjatë seancës së fundit stërvitore.
Armando Manaj pritet të nisë si titullar në majë të sulmit, me Bajramin që do ta mbështesë nga krahu, ndërsa Hoxha do të qëndrojë në stol.
Formacioni i mundshëm:
Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Shehu, Asllani, Laçi, Broja, Bajrami, Manaj.
Ndeshja zhvillohet sot në orën 20:45, në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror 2026.