Kombëtarja shqiptare ka dhuruar një paraqitje bindëse në miqësoren ndaj Jordanisë, duke triumfuar me rezultatin 4–2. Një ndeshje plot ritëm e lojë të bukur, ku kuqezinjtë treguan superioritet dhe fantazi në fushë.
Golët për Shqipërinë u shënuan nga Armando Broja, Arbnor Hoxha dhe Nedim Bajrami, ndërsa një tjetër erdhi pas një autogoli të mbrojtësit jordanez. Kuqezinjtë dominuan lojën në të gjitha repartet, me kombinime të shpejta dhe një fazë sulmuese që prodhoi shumë raste.
Ky sukses shërben si një test i vlefshëm për trajnerin Sylvinho dhe lojtarët, që duket se po hyjnë në formë të mirë në prag të ndeshjeve zyrtare të nëntorit.