Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Psar të bashkisë Kolonjë, ku një 65-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Shtetit, shtetasi K. P., banues në këtë fshat, ka tentuar të vetëvritet në banesën e tij duke përdorur një mjet prerës, me të cilin ka dëmtuar të dyja duart.
Pas ngjarjes, familjarët dhe fqinjët kanë njoftuar menjëherë shërbimet mjekësore dhe policinë, të cilat kanë ndërhyrë në kohë duke bërë të mundur dërgimin e 65-vjeçarit në spital për ndihmë mjekësore. Mjekët bëjnë me dije se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim të specializuar.
Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, ku ka nisur procedimi penal në lidhje me këtë rast, për veprën penale “Vetëvrasja e mbetur në tentativë”.
Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat që e çuan 65-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem.