Në zemër të Njësisë Administrative Pirg, në Bashkinë e Maliqit, ndodhet fshati Velitërnë, një komunitet me rreth 1070 banorë që njihet për mikpritjen, punën dhe frymën e bashkëjetesës.
Banorët e Velitërnës merren kryesisht me bujqësi dhe blegtori, duke prodhuar në fushat pjellore të zonës produkte të freskëta e plotësisht bio, që janë burim i të ardhurave dhe krenarisë lokale.
Që në hyrje të fshatit të lind ndjesia e një vendi të qetë, harmonik dhe me njerëz punëtorë, ku tradita dhe respekti janë pjesë e përditshme e jetës.
Një nga veçoritë më të spikatura të Velitërnës është harmonia fetare një shembull i rrallë bashkëjetese, ku kisha dhe xhamia qëndrojnë pranë njëra-tjetrës, duke dëshmuar në mënyrë të bukur unitetin dhe respektin ndërmjet besimeve, ashtu si në thelb të shpirtit shqiptar.