Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos, Greqi ku një 40-vjeçar shqiptar vrau gruan e tij 36-vjeçare, me të cilën ka katër fëmijë, dhe më pas u arratis.
Krimi ndodhi në pallatin ku jeton familja në rrugën Konstanta.
Sherri filloi në apartamentin e tyre dhe çifti zbriti në hyrje të pallatit ku vazhduan të ziheshin.
Më pas shqiptari, dyshohet se goditi bashkëshorten e tij, gjithashtu shqiptare, me thikë dhe u largua menjëherë nga vendi i krimit.
Policia greke po vijon kërkimet për autorin. Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa një ambulancë dhe një mjek ligjor ndodhen në vendngjarje.