Seksioni i antidrogës në DVP Korçë ka arrestuar mbrëmjen e djeshme, shtetasin Emiljano Selima, në afërsi të banesës së tij, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur 16 doza heroinë.
Sipas burimeve, bëhet me dije se hetimi ka nisur rreth 1 muaj më parë pas indicieve të policisë, ndërsa arrestimi u finalizua ditën e djeshme.35-vjeçari e shiste lëndën narkotike në lagjen 6 të qytetit.
I arrestuari është i njohur për policinë pasi ka qenë i arrestuar më parë për vepra të ndryshme penale, dhe është me precedentë penalë.
Ja deklarata e Policisë;
DVP Korçë/Vijojnë operacionet policore për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes në doza, të drogave të forta.Finalizohet operacioni policor i koduar “Night sales 4”.
Posedonte në banesë dhjetëra doza të lëndës narkotike heroinë, me qëllim shitjen, vihet në pranga 36-vjeçari. Sekuestrohet një automjet që ky shtetas e drejtonte pa leje drejtimi dhe dyshohet se e përdorte për shpërndarjen e lëndës narkotike.
Sekuestrohen edhe dozat e heroinës që u gjetën në banesë, bashkë me 2 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vazhdën e operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night sales 4”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Emiljano Selima, 36 vjeç, banues në Korçë.
Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se ky shtetas ushtronte veprimtarinë e paligjshme të prodhimit e shitjes së narkotikëve, shërbimet e Policisë lokalizuan automjetin tip “Audi” me të cilin po lëvizte 36-vjeçari. Gjatë verifikimit të kryer rezultoi se shtetasi E. S. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike heroinë, e ndarë në dhjetëra doza, që dyshohet se sigurohej nga ky shtetas, me qëllim shitjen. Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 2 celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


