Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    Aktualitet April 16, 2026
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Fshati turistik i Voskopojës në Korçë mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike dhe historike të Ballkanit.

    Voskopoja, rreth 21 kilometra larg Korçës është pjesë e ofertës turistike të juglindjes së vendit, ku në dimër, bardhësia e dëborës shoqëron vizitat në natyrën e bukur, ndërsa në verë sportet e aventurës janë kryefjalë. Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet në çdo periudhë të vitit, pasi çdo stinë sjell një përvojë të veçantë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    E veçanta e Voskopojës janë objektet e kultit, kryesisht kishat. Ndër to veçohen Kisha e “Shën Kollit”, e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Ilia”, Manastiri i “Shën Prodhromit”, “Shën Thanasi” dhe “Shën Mehilli”. Këto janë monumente kulture të kategorisë së parë për të cilat është treguar vazhdimisht kujdes për restaurimin dhe ruajtjen e vlerave të tyre arkitekturore.

    Në Kishën e “Shën Kollit” dhe “Shën Marisë” gjatë javës së Pashkës është hapur për turistët vendas e të huaj ekspozita “Një jetë mes afreskeve”, si një ftesë për të jetuar nga afër vlerat e trashëgimisë sonë.

    Kishën e “Shën Kollit” është ndër më të rëndësishmet për arkitekturën e saj të tipit bazilikal postbizantin. Kisha është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa këmbanarja mendohet të jetë ndërtuar më vonë. “Shën Kolli” i Voskopojës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, për vetë vlerat e saj të mëdha arkitektonike dhe artistike.

    Kjo kishë përfaqëson një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të qytetit të dikurshëm dhe i ka të gjitha: naosin, narteksin, arkadën dhe këmbanaren.

    Pjesë e kishës së “Shën Kollit” ka qenë edhe kishëza e Shën-Efthimiut në pjesën jugorë të saj, tashmë e shkatërruar plotësisht.

    Në Voskopojë, përveç bukurisë natyrore dhe aktiviteteve dimërore, vizitorët mund të shijojnë edhe gatime tradicionale, si lakrori dhe ushqime të tjera të përgatitura me produkte bio të zonës. /ATSH

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    kryesore slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    May 27, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    Më të klikuarat

    Puna për Korridorin 8: Nis ndërtimi i tuneleve në kthesat e Murrashit në aksin Elbasan-Librazhd

    November 4, 2024

    Në kujtim të Jani Tomço – nga Gjergji Cikopana

    August 1, 2024

    E paprecedent:Pedagogët e Fakultetit Ekonomik të UT shahen nga gratë

    May 16, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.