Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Bill Gates paralajmëron rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

    August 26, 2026

    Tragjedia në Greqi, zbardhet identiteti i çiftit nga Gramshi

    August 26, 2026

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Androniqi Zengo, piktorja që bëri bashkë ikonografinë dhe impresionizmin

    Histori May 27, 2026
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Më 26 maj të vitit 1913 lindi në qytetin e Korçës, Androniqi Zengo Antoniu, piktorja që bashkoi traditën e ikonografisë kishtare me artin modern dhe impresionist.

    Androniqi rrit dhe u formësua artistikisht në një familje ikonografësh. Hapat e parë në art i hodhi nën udhëheqjen e të atit, piktorit Vangjel Zengo. Me të bashkëpunoi në pikturimin e kishave si ajo e Shën Mërisë në Korçë (1928) dhe e Shën Kollit në Hoçisht (1930), duke vazhduar traditën e ikonografisë shqiptare.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Më pas studioi në Akademinë e Arteve të Bukura në Athinë, ku u diplomua në pikturë dhe skulpture. Formimin artistik e vijoi në Paris. Në këtë periudhë ajo kaloi nga ikonografia drejt pikturës moderne, duke u shquar për portrete dhe peizazhe në stil impresionist, së bashku me figura si Vangjush Mio.

    Në vitin 1937 realizoi një nga ekspozitat e para personale të një artisteje grua në Shqipëri, ndërsa në vitin 1939 mori pjesë në një ekspozitë ndërkombëtare në Nju Jork me 15 vepra. Më vonë u vlerësua edhe në Bienalen e Aleksandrisë (1963), ku fitoi dy medalje.

    Një nga veprat e saj më të rëndësishme ishte dekorimi i Katedrales së Ungjillëzimit në Tiranë (1964–1965), ku afresket e realizuara në stilin bizantin/rus u dalluan për finesën dhe përfshirjen e emërtimeve të shenjtorëve në gjuhën shqipe, duke i dhënë artit kishtar një dimension kombëtar.

    Në vitin 1941 u martua me tenorin e mirënjohur Kristaq Antoniu. Gjatë jetës së saj krijoi qindra vepra që sot ruhen në institucionet kryesore të artit në Shqipëri.

    Androniqi Zengo Antoniu u nda nga jeta më 10 shkurt 2000 në Tiranë./ATSH

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kursi i euros bie në minimumin historik prej 92.44 lekësh

    August 26, 2026

    Dëmtohet Kisha e Shën Thanasit në Sinicë të Korçës

    August 26, 2026

    Nafije Hebibasi nga Dobërçani i Korçës feston 100-vjetorin e lindjes

    August 25, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Bill Gates paralajmëron rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

    August 26, 2026

    Tragjedia në Greqi, zbardhet identiteti i çiftit nga Gramshi

    August 26, 2026

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026

    Ethet e Nilit në Korçë, ISHP nis hetimin në terren

    August 26, 2026

    Projekti Një kitarë për Ziçishtin ruan traditën e serenatave

    August 26, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Bill Gates paralajmëron rreziqet nga Inteligjenca Artificiale

    August 26, 2026

    Debati për simbolet shtetërore në festivalin e Pustecit

    August 26, 2026

    Rruga e Oparit lë pa banorë krahinën e Korçës

    August 26, 2026
    Më të klikuarat

    Efektet e kafesë në shëndet dhe sasia ditore e lejuar

    August 20, 2026

    Zgjedhjet/ KQZ publikon listën e votuesve nga jashtë, ja si mund të verifikoni emrin

    March 9, 2025

    Jurgen Myftarago, Kuzhinieri Korçar që Magjeps Turistët në Jugun e Shqipërisë

    June 14, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.