Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Dogana e përbashkët në Qafë-Thanë, Kovacevski: Në Ballkan nuk na duhen kufij

    Aktualitet July 31, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Pika e përbashkët doganore në Qafë-Thanë mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi. “Një ndalesë, një kontroll” do të ‘heqë’ kufijtë mes dy vendeve duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave.

    Kryeministri i RMV, Dimitar Kovacevski mbajti një fjalim ku shpjegoi se në çfarë do të konsistojë ky program dhe cilat janë pikat e forta të tij. Kovacevski u shpreh se veç kësaj, do të ndërtohet edhe Korridori 8 brenda 5 vitesh duke mundësuar infrastrukturën më të mirë në Ballkan.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Sipas tij, në këtë të fundit, nuk është e nevojshm të ketë kufij.

    Dimitar Kovacevski: Sot jemi këtu bashkë në kalimin kufitar Qafë-Thanë ku shënojmë fillimin e “One Stop Shop”-it, punë e dy Ministrive tëë Brendshme dhe doganave. Sot mundësojmë qarkullimin e shpejtë të qytetarëve tanë mes dy vendeve dhe qarkullimit më të shpejtë të kompanive që transportojnë produkte në kalimin kufitar më të madh mes dy shteteve. Mundësimi i qarkullimit të njerëzve dhe kapitalit njëkohësisht rrit lidhjet nëpërmjet njerëzve, komunikimit mes njerëzve, mes dy shteteve, diçka që gjysmë shekulli mungonte mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të asaj kohe, por kjo tashmë është diçka e kaluar.

    Sot ne jemi shembull se si duhet të sillen dy vende fqinje. Me këtë lehtësohet puna e 11 kompanive të vendit tona me orientim të eksportit dhe tregtisë me vendet e tjera kështu mundësojmë qasje më të lehtë në portet e Shqipërisë, vendet turistike të Shqipërisë por edhe në vendet turistike të RMV në disa kiilometra nga kalimi kufitar. Por nuk mbetemi këtu.

    Sot shënojmë fillimin e “One Stop Shop” mes dy kalimeve kufitare por bëhet edhe Korridori 8 në anën e Shqipërisë dhe anën e RMV ku për 5 vite do të bëhet realitet. Nëse karakteristikë e infrastrukturës mes Shqipërisë e RMV ishte se ajo nuk ekzistonte, tani për pesë vite do të kemi infrastrukturën më të mirë në Ballkan.

    E dyta, së bashku me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Italinë arritëm që Korridorin 8 ta vendosim në hartën e korridoreve trans-europiane që do të thotë se mund të ketë financim nga BE dhe punojmë në projektet që kanë të bëjnë me ndërtimin e hekurudhës mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, sidomos Kërçova dhe Liri.

    Kjo do të mundësojë realizimin e asaj që kemi dakorduar miqësisht, porti i ri në Durrës, port në Strugë që do të ketë efekte pozitive ndaj kompanive të Maqedonisë. Nëse sot porti më i afërt që duhet të dërgoni anijen ose produktet që i blini jashtë vendit është në Pire, kjo do të thotë se mjetet financiare do të mbeten diku në bankë dhe nuk do të mund t’i shfrytëzoni, ndërsa produktet nuk do t’i keni. Duke mundësuar Korridorin 8 dhe portin e Strugës dhe investime të mëdha që i bën Shqipëria, anijet do të arrijnë në Strugë ku deri më tani askush nuk e mendonte. Kjo do të thotë likuiditet më të mirë financiar të kompanive, por edhe mundësi që të bëhen tërheqëse për kompanitë e Europës qendrore që do të bëjnë tregti me kompanitë tona.

    Siç tha edhe Grubi, unë jam një prej atyre që e përsëris se në Ballkan nuk na duhen kufij. Kufij nuk ka në Europë, nuk ka nevojë të ketë në Ballkan prandaj edhe raportet politike janë në nivelin më të lartë. Nëse i shikoni sot marrëdhëniet politike të RMV dhe Shqipërisë, është në nivelin më të lartë.Kovacevski vlerësoi edhe nismën “Ballkani i Hapur”, ku nga shkëmbimet tregtare RMV-Shqipëri janë rritur me 40% ndërsa RMV-Serbi me 50%.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas kryesore
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.