Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Lajmi i fundit/ 26 kg drogë në Pogradec, policia arreston 4 persona

    Kronikë August 13, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    DVP Korçë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, sekuestrohen 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa.

    Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit (mes tyre dy punonjës të Qendrës) e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

    Si rezultat i një hetim intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”.

    Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 51 vjeç dhe A. T., 43 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, të dy banues në fshatin Lin.

    Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec (qendër ku ishin të punësuar 2 të arrestuarit, shtetasit A. T. dhe T. B.). Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.

    Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

    Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.