Në qytetin e Maliqit dy shtetas nuk ju bindën urdhërit të Policisë për kontrollin e mjetit. Ata janë larguar duke thënë dhe fjalë fyese ndaj punonjësve të Policisë. Pasi kapen nga punonjësit e Policisë rezulton se njeri prej tyre ishte emigrant në shtetin fqinj të Greqisë dhe tjetri banuss në Maliq.
Ja njoftimi i Policisë;
DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprën penale të kundërshtimit të urdhërit të punonjësve të Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. M., 23 vjeç banues në Greqi dhe A. M., 48 vjeç, banues në Maliq, pasi në Maliq teksa lëviznin me automjet, kanë kundërshtuar urdhrin e punonjësve të Policisë, për kontrollin e dokumentacioneve të këtij automjeti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


