Dhuna në familje nuk ndalet në Maliq. Një 34 vjeçar duket se ka “lajthitur” dhe ka rrahur nënën e tij bashkë me vëllain, të cilët më pas e kanë denocuar në policinë e Maliqit, kjo e fundit pas kallëzimit i ka vënë prangat agresorit.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.


