Mokra e Sipërme në Pogradec është një zonë e cila krahas destinacioneve natyrore ka edhe objekte kulti mjaft interesante për t’u viztituar. Sot ju sjellim një informacion për Kishën e Shën Bitrit e cila i përket viteve 1200.
Është një nga kishat më të hershme në zonën e Mokrës por edhe në Shqipëri, gurthemeli i sëcilës i përket shekullit të XII.
Kjo kishë ndodhet në fshatin Potkozhan, aty ku mendohet se është edhe vendi i origjinës së Vëllezërve Zografi (Vako).
Potkozhani është një fshat me tradita të shumta kulturore dhe arsimore. Banorët e tij në periudhën e Rilindjes Kombëtare kanë bërë përpjeke të mëdha për mësimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e shkollave.
Njëri prej tyre ishte edhe Jovan Vako, prift, mësues dhe patriot i cili ka dhënë mësim në gjuhën shqipe disa vite para hapjes së Mësonjtores së Korçës.
Shën Bitri është një vend mjaft i viztuar sidomos nga të huajt, ndërsa së fundmi Ministria e Kulturës ka miratuar një projekt për rikonstruksionin e saj, ndërhyrje e cila pritet ti japë një impakt të madh në ruajtjen e kësaj kishe kaq të vjetër.





