Disa ditë më parë, në Komisariatin e Policisë Pogradec, u bë denoncim për humbjen e një gruaje 36 vjeçe, banuese në bashatin Hudënisht. Denoncimi u bë nga vajza e saj. Sot Policia e Pogradecit njofton se zonja në fjalë është larguar me dëshirën e saj nga shtëpia.
Ja çfarë deklaron Policia;
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 30.08.2023, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases J. H., 36 vjeçe, banuese në fshatin Hudënisht, Pogradec, ju informojmë se kjo shtetase u gjet dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj nga banesa.


