Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Bllokada absurde e Presidentit Begajpër ekipet Kombëtare!

    Politikë September 3, 2023
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    E pabesueshme, por është fakt dhe e vërtetë. Presidenti i Republikës bllokon personalisht ekipet kombëtare të futbollit, duke frenuar pa dhënë një arsye konkrete ingranazhin e plotë të procesit të dhënies së shtetësisë shqiptare për ekipet kombëtare të futbollit, duke refuzuar dhënien e 16 shtetësive shqiptare për futbollistë që janë parë, kontaktuar, dakordësuar dhe së fundmi thërritur nga stafet e ekipeve kombëtare, por që gjejnë cuditërisht ulur edhe derën e Presidentit të Republikës, për të finalizuar praktikën që nis nga institucionet e linjës, përfshirë edhe aprovimin e Shërbimit Informativ Shtetëror.

    Mungesa e Dekreteve/it të Presidentit thjesht dhe vetëm dëmton drejtpërsëdrejti zhvillimin e ekipeve kombëtare, njëherësh edhe një process normal, pa dhënë një motivacion konkret e spjegues për këtë rast. Amullia brenda zyrave të Institucionit të Presidentit të Republikës, për një dekret të tillë në shërbim të forcimit të ekipeve kombëtare të futbollit mbetet një joseriozitet i dëmshëm në kurriz të misionit kombëtar nëpërmjet sportit, për përfaqësimin e Shqipërisë në arenën europiane, mbrojtjen dhe lartësimin e simboleve dhe ngjyrave kombëtare të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet futbollit.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Po kështu, refuzimi paralel nga z.Begaj i nstitucioneve të vendit, dhe mbi të gjitha i dy ministrive përkatëse të linjës në këtë proces, Ministrisë së Brendëshme dhe asaj të Arsimit, shtuar edhe certifikimin e SHISH për lojtarët që kanë vendosur të përfaqësojnë ngjyrat shqiptare në kompeticionet europiane të futbollit dëshmon seriozitetin maksimal të munguar në zyrën e Presidentit të Republikës, përsa kohë nuk ka një spjegim, motivim, apo shkak e arësyetim për një refuzim të tillë që dëmton të tërë ingranazhin e ekipeve kombëtare!

    Paraardhësit e zotit Begaj, presidentët e mëparshëm në vitet e mandatave të tyre kanë dekretuar mbi 120 dhënie shtetësish të lojtarëve të ndryshëm që janë integruar në ekipet kombëtare të futbollit, duke i dhënë dritë jeshile të shpejtë proceseve të tilla.
    I takon vetë z.Begaj që me fare pak vullnet të zhbllokoj një process të tillë që mbase mund të jetë edhe product I ndonjë burokracie në aparatin e tij drejtues, për t’i hapur rrugë dekretimit të shpejtë lojtarëve që do të përfaqësojnë Shqipërinë.

    Lojtarët e ekipit kombëtar janë dhe do të jenë pjesë e ngjyrave kuqezi dhe një qasje e tillë fyese pa një argumentim shterrues, pas konfirmimit nga ministrat përkatës, shndërrohet në një ego apo kapricio që ndoshta nuk mund ti shkojë seriozitetit apo staturës së institucionit të Presidentit të Republikës.
    17 muaj bllokadë për dekretim jo ministrash, por për dhënie shtetësie për ata që nesër do të luajnë me ngjyrat e Shqipërisë.

    Presidenti i Republikës së Shqiperisë nuk mund t’i bllokojë lojtarët kuqezi të Republikës së Shqiperisë!
    E thjeshtë ta bllokosh!
    E habitshme ta shkatërrosh!
    E ndershme t’i hapësh rrugë!

    Shkruar nga Gerti Carcani

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Nga Pogradeci, ministri i Bujqësisë: Do të ketë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga përmbytjet

    January 19, 2026

    Kapshticë/ Kapet në kufi 41-vjeçari në kërkim për ndihmë në kalimin e paligjshëm të kufirit

    December 31, 2025

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për vjedhje, dhunë në familje, konflikte dhe baste sportive

    December 29, 2025
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Ilir Topi nuk do të jetë deputet, ja çfarë zbulohet

    March 12, 2025

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.