Kuqezinjtë do të ndeshen në orën 20:45 në “Fortuna Arena” të Pragës kundër Çekisë, sfidë e vlefshme për eliminatoret e Euro 2024.
Sfida është tepër e rëndësishme dhe luftëtaret e Sylvinho do të bëjnë maksimumin për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo sfidë delikate dhe kundër këtij kundërshtari të fortë.
Trajneri ynë brazilian ka vendosur të lërë në stol Uzunin dhe në vendin e tij të aktivizojë Seferin. Nuk do të shohim Hysajn si kapiten, por Gjimshitin.



