Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku një 37 vjeçar është gjetur i vetëvarur në dhomën e një hoteli.
Sipas policisë mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të shtune, ku 37 vjeçari banues në Korçë, dyshohet se është vetëvarur, në dhomën e hotelit ku qëndronte.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Detaje: Korçari 37 vjeçar Laçi Pirro, u gjet nga punonjësja e hotelit. Kishte prenotuar për të qëndruar në hotel për tre ditë. Madje sot do të largohej. Sipas burimeve policore aktin e vetëvarjes 37 vjeçari mund ta ketë kryer mbrëmjen e djeshme.
Sot ka shkuar punonjësja e hotelit për të rregulluar dhomën dhe e ka gjetur 37 vjeçarin pa jetë. Aktin e kish kryer me anë të një litari.
Përveç shenjavë që le litari në fyt nuk kishte shenja të tjera.
Grupi hetimor po punon më tej për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.


