Fermerë të juglindjes që merren me kultivimin e mollës kanë protestuar në aksin rrugor Korçë – Pogradec.
Shkak i kësaj proteste sipas tyre është bërë mosshitja e afro 20 mijë ton mollë nga prodhimi i një viti më parë.
Kjo ka ardhur pasi në tregun shqiptar kanë hyrë sasi të mëdha molle nga Serbia dhe Greqia.
Në mbështetje të protestës ka qenë dhe biznesi i vogël e i mesëm.
Bujar Muco thotë se fermerët shqiptare prej kohësh janë pa mbështetjen e qeverisë ndërkohë që kjo nuk ndodh me fermerët e vendeve të rajonit të cilët prodhojnë me kosto më të ulët.
Sasitë me të mëdha të mollëve të pashitura janë në fshatrat e bashkive Maliq dhe Korçë ndërkohë që sasi jo të vogla ndodhen dhe në frigoriferët e bashkisë Devoll


