DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale
-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 6, ku ky shtetas është konstatuar me automjetin tip “Toyota”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një sasi e vogël me lëndë narkotike.
Pas verifikimit të kryer rezultoi se 35-vjeçari e drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


