Korça është rajoni i parë në shkallë vendi në raport me popullsinë përsa i përket problemeve kardiake.
Mjekja kardiologe Ilda Lera ka bërë me dije se vetëm gjatë vitit të kaluar ka pasur 312 raste me infrakte akute, shifër kjo shumë e lartë.
Gjithashtu mjekja ka bërë me dije se më shumë se 1000 raste kanë kërkuar koronare, të cilat janë kryer në spitalin “Nënë Tereza” në kryeqytet.
Ajo çfarë e bën Korçën një nga rajonet më shqetësuese përsa i përket problemeve kardiake është fakti se janë shtuar rastet me moshë shumë të re.
Rastet në rritje edhe për mjeken Ilda Lera vijnë për shkak të përdorimit të pijeve alkoolike, lëndëve narkotike, duhanit si dhe mungesës së aktivitetit fizik.
Gjatë kohëve të fundit ka pasur raste të vdekjes akute, kryesisht në ambiente publike dhe rrugë, përfshi dhe moshat e reja. Rasti i fundit është regjistruar vetëm dy ditë më parë ku një 47 vjeçar ka humbur jetën pas një arresti kardiak në hyrje të pallatit të tij


