Në varrezat e qytetit të Maliqit mësohet se është bërë vjedhje në pllakat e mermerit dhe vazove.
Ka qenë roja i varrezave dhe familjarë që kanë raportuar për vjedhje. Policia po vijon punën për kapjen e autorëve.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vijon puna për kapjen e 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
-Më datë 19.02.2024, në Maliq, në varrezat publike të qytetit, janë vjedhur 5 vazo dekorative prej mermeri, që përdoreshin për të vendosur lule tek varret. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


