Për herë të parë regjimenti i këmbësorisë së Jugut ka zhvilluar një stërvitje malore në kushte të vështira atmosferike në “Kulet e Gjergjevicës” në Voskopojë.
Kolonel Gëzim Marku tha se ky regjiment ka në përbërje dy nënreparte me trupa speciale të deklarura të gatshme, njëri pjesë e NATO dhe tjetri i BE.
Sonja Bako prej një viti i është bashkuar forcave të armatosura.
Stërvitja e Voskopojës për të ishte e vështirë për shkak të kushteve atmosferike.
Regjimenti i jugut ka përfunduar stërvitjen e planifikuar 3 ditore në juglindje të vendit.


