“Zyra e komunikimit me zgjedhësit është krijuar për të qenë një urë lidhëse midis deputetëve dhe njerëzve të thjeshtë, popullit, atyre të cilët votojnë. Por në të vërtetë sa egziston kjo urë komunikimi dhe sa efikase është? KOLIBRI.ALerdhi ne te dyja zyrat, asaj të PS dhe PD dhe ajo çfarë gjeti është kjo”.
Plan efekt nga dera e mbyllur
Kjo zyrë duhet të ishte e hapur për zgjedhësit, zyrë e cila i përket Partisë Demokratike të Korçës por e cila nuk është hapur prej më shumë se dy vitesh.
Nga ana tjetër, në zyrën e Partisë Socialiste Gjetëm Adela Terollin, ku përfaqëson deputeten Eni Zake, e cila na tregon funksionin qe kjo zyrë ka.
“Kjo është zyra e deputeveve të qarkut Korçë të PS ku jemi ne pritje te qytetareve janë në numër të konsiderueshëm, vijnë për arsye të ndryshme, për informacion apo problematika institucionale por ka raste që qytetarët janë të ndërgjegjshëm për probleme që duhet të kalojnë në foltoren e kuvendit, jemi këtu për të dëgjuar e për të kaluar aty ku duhet“, – tha sekretarja e PS-së, Adela Terolli.
Por cilat janë problemet kryesore të qytetarëve të Korçës dhe sa efektive kjo zyrë është?
“Unë them se është efektive se çdo rast qe vjen ka një pergjrgjie. Ka problematika që zgjidhen brenda ditës, ka e probleme të cilat kërkojnë rishikim ligjor apo pretendime të pabazuara, merremi me dhënien e informacioneve, vijnë qytetarë dhe japim informacion për rrugën e duhur. Zakonisht me të shumtat janë pretendime për kempe, raste me pronat, problem i përhapur ky, kërkon bashkëpunim institucioneve, për pensionet dhe për zënka me komshinjtë”.
Nga komunikimi me deputetë të Partisë Demokratike në Korçë bëhet me dije se zyra prej dy vitesh nuk është hapur për shkak të problemeve të brendshme në parti por edhe disa ngërçeve të tjera institucionale


