Është arrestuar një 32 vjeçar pasi nuk i është bindur urdhërit të policisë për të qëndruar. Pasi forcat policore ju vunë pas dhe e arrestuan rezultoi se 32 vjeçari ishte i dehur në timon.
Njoftimi i policisë;
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Zh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Republika”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin tip “Benz”, të cilin pas verifikimeve të kryera, rezultoi se e drejtonte në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.


