Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    “O ma dua të martohem me qenin” – biseda imagjinare e vajzës së dy lesbikeve

    Aktualitet May 21, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    “O ma?” – tha vogëlushja.

    “Çfarë do, shpirt?”

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    “Pse unë nuk kam një familje si shoqet e mia?”

    “Zemër, po ne ta kemi thënë që ti je më e bekuar se fëmijët e zakonshëm. Ti ke dy mami!”

    “Po shoqet e mia kanë edhe babi.”

    “Po kush është më e veçanta? Ti apo ato? Si të kemi thënë?”

    “Unë jam.”

    “O zemra e mamit! Hajde të të përqafoj!”

    “O ma, pse ti dhe mami jeni veshur me fustan të bardhë sot?”

    “Sepse sot është dita më e bukur për mamatë e tua.”

    “Dita më e bukur?”

    “Po zemër, sot ne do martohemi.”

    “Urra, do bëhem me dy babi?”

    “Jo shpirt. Ne do martohemi me njëra-tjetrën. Ti gjithmonë do kesh vetëm dy mami.”

    “Po unë e kam qejf të kem babi!”

    “Po ne sapo folëm për këtë. Mos i mërzit mamatë, tani! Çfarë ke? Pse e ule kokën?”

    “Dmth. Nuk do të ketë dhëndër në dasmë?”

    “Jo, shpirt. Vetëm dy nuse të bukura.”

    “Po unë i pëlqej dasmat me dhëndër.”

    “Po shumë mirë, do të të çojë mami edhe në dasma me dhëndër! Do martohen xhaxhi Xhejms me xhaxhin Pol.”

    “O ma, jo dasma me dy dhëndër! Po them dasma me një nuse dhe një dhëndër.”

    “Po mos ki merak, shpirt i mamit. Se do të të çojë mami edhe në ato lloj dasmash.”

    “O ma, nuk po e kuptoj. A nuk duhet të jenë të gjitha dasmat me një nuse dhe një dhëndër?”

    “Jo shpirt. Zoti e ka bërë botën të bukur. Ka ardhur koha të kemi lloj lloj dasmash. Dhe kjo është dasma më e bukur në botë.”

    “Pse?”

    “Sepse nuk ka një nuse, por dy.”

    “Por unë dua të ketë vetëm një nuse në dasmën time. Dhe të ketë edhe një dhëndër.”

    “Po shpirt, kështu mendon tani, por kur të rritesh dhe të bëhesh e mençur si mamatë e tua, mund të duash edhe ti të martohesh me një nuse.”

    “Po unë nuk dua nuse! Unë dua të jem e vetmja nuse në dasmën time!”

    “Mirë, shpirt! Do e zgjidhim!”

    “Pra, nëse unë martohem me një dhëndër, a nuk do jetë dasma ime më e bukura në botë?”

    “Do jetë, shpirt.”

    “Pra, kjo dasma juaj nuk është dasma më e bukur në botë?”

    “Është, shpirt.”

    “O ma, kush i ka krijuar dasmat me dy nuse?”

    “Zoti, zemër.”

    “Po, a nuk krijoi Zoti në fillim një burrë dhe një grua?”

    “Ku e ke dëgjuar, shpirt?”

    “E dëgjova në kopsht. Kështu po thoshte Klea.”

    “Po zemër. Por pastaj, fëmijëve të atyre njerëzve të parë që krijoi, Zoti u dha lirinë të martohen me kë të duan.”

    “Vërtet? Me kë të duan?”

    “Po shpirt. Mund të martohen me kë t’u dojë qejfi.”

    “O ma? A mund të martohem me Kokon?”

    “Kush është Koko, zemër?”

    “Është qeni i Kleas. Është qimekacurrel, shumë i vogël, por shumë i lezetshëm.”

    “Jo, xhani i mamit. Nuk mund të martohesh me qen.”

    “Pse jo? Nëse Zoti na lejon të martohemi me kë të duam, unë dua të martohem me Kokon!”

    “Sot i gjete këto pyetje!? Sot që do martohen mamatë!? Do i flasim në darkë, shpirt! Tani duhet të ikim se po na presin dasmorët.”

    Shkruan Kaon Serjani

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Niko Peleshi: “Ne jemi Europa” – Rinia shqiptare, zëri i së ardhmes europiane

    April 25, 2025

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.