Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Skënderbeu e mbyll me festë, mund Vllazninë në “Finalen e vogël” dhe merr vendin e tretë

    Aktualitet May 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Skënderbeu e ka mbyllur në vendin e tretë këtë sezon të Superiores pasi ka mundur me shifrat 3-2 Vllazninë në “Air Albania” të boshatisur pasi tifozët vendosën të mos ndjekin një ndeshje e cila shërbente vetëm për statistika.

    SKËNDERBEU-VLLAZNIA 3-2
    11′ Nikaj, 16′ Liço, 31′ Rashica / 42′ (p) Mala, 81′ (p) Balaj

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    NGJARJET KRYESORE

    90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 për Skënderbeun.

    90’+4’ Zaganjori ndëshkohet me karton të verdhë.

    90’+3’ Mala ka mundësinë të barazojë ndeshjen me gjuajtjen e tij në zonë, Alia grushton dhe shpëton korçarët.

    90′ Jepen 4 minuta shtesë.

    89’ Qarri mban në lojë shkodranët me një devijim vendimtar pas gjuajtjes së Pecanit.

    88’ Zaganjori hyn në fushë në vend të Dodajt në radhët e Vllaznisë.

    87’ Moses hyn në fushë në vend të Nikajt në radhët e Skënderbeut.

    82’ Shkodranët mbeten me 10 lojtarë, pasi Stojanoviç ndëshkohet me të verdhin e dytë për një faull ndaj Rashicës.

    81’ GOOOL VLLAZNIA! Balaj shënon me penallti.

    80’ Tjetër penallti për Vllazninë, këtë herë për ndërhyrje të Ramos ndaj Balajt. Mbrojtësi ndëshkohet me të verdhë.

    78’ Rashica ndëshkohet me të verdhë për një mbajtje ndaj Stojanoviç.

    76’ Një top i ulur për Balajn nuk shfrytëzohet nga sulmuesi, i cili çon sferën jashtë me goditjen e tij.

    72’-74’ VAR-i fton Hamitin të shohë një largim topi të Ramos i cili godet edhe Smajlin. Gjyqtari vijon më pas lojën pa ndëshkuar futbollistin e korçarëve.

    70’ Rashica në zonë driblon dy lojtarë dhe nuk pason për Shaqen të vetëm, Stojanoviç i heq topin në momentin e duhur duke shmangur rrezikun për portën.

    64’ Juriç ndëshkohet me karton të verdhë.

    64’ Janaqi i lë vendin në fushë Pecanit në radhët e Skënderbeut.

    61’ Delaj merr vendin e Ajdareviç në radhët e Vllaznisë.

    58’-61’ Kombinime mes Rashicës dhe Nikajt, me këtë të fundit i cili dërgon përsëri sferën në rrjetë. Por goli zhvlerësohet për pozicion jashtë loje.

    57’ Jago i dhuron topin Nikajt i cili gjuan nga jashtë zonës, pa gjetur portën e Qarrit.

    55’ Liço kalon mbrojtësit e Vllaznisë, pason për Gërçon i cili gjuan në ecje e sipër, por çon topin mbi traversë.

    54’ Ramos merr vendin e Juri në radhët e Skënderbeut.

    53’ Alia ndal Dodajn pas një inkursioni të këtij të fundit në pjesën e parë, por aksioni është i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje.

    51’ Dodaj ka mundësinë të rrezikojë me një gjuajtje në kufijtë e zonës, por çon sferën shumë larg portës.

    46’ Skënderbeu nis pjesën e dytë me një ndryshim, teksa hidhet në fushë Shaqe në vend të Vangjelit.

    45’+2’ Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

    45’+1’ Pas një goditje nga distanca, Alia lë topin para tij në zonë, por Balaj nuk përfiton dhe fluturon sferën mbi traversë.

    45’ Jepet 1 minutë shtesë në fundin e pjesës së parë.

    42’ GOOOL VLLAZNIA! Mala shënon nga pika e bardhë.

    41’ Penallti për Vllazninë! Hamiti bën shenjë nga pika e bardhë pas prekjes të topit me dorë të Prençit në zonë.

    39’ Brdariç nuk pret fundin e pjesës së parë. Alivoda dhe Pusi largohen nga fusha e lojës duke i bërë vend Smajlit dhe Hajdarit.

    38’ Nikaj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Malës.

    31’ GOOOL RASHICA! Një top i kthyer gabimisht bëhet asist për Rashicën i cili shfaqet para Qarrit dhe dërgon sferën në rrjetë përsëri për korçarët.

    30’ Aksion me shumë pasime i korçarëve, topi shkon te Rabiu i cili gjuan në ecje e sipër, duke fluturuar topin në tribunë.

    29’ Dodaj, përsëri nga e majta, provon me një diagonale tokazi, që nuk befason portierin Alia.

    27’ Dodaj provon me një gjuajtje me të majtën, sfera shkon jashtë, jo shumë larg portës korçare.

    26’ Balaj pason mirë për Malën në zonë, por gjuajtja e këtij të fundit në ecje e sipër shkon jashtë portës korçare.

    22’ Nikaj niset në sulm por nuk pason për Rashicën, duke gjuajtur nga larg në portë, ku Qarri pret në pozicion.

    21’ Mundohet të reagojë Vllaznia, Jago harkon në zonë ku Ajdareviç me kokë çon sferën shumë larg portës së korçarëve.

    16’ GOOOL SKËNDERBEU! Pas një goditje këndi, Liço devijon në shtyllën e parë dhe çon sferën në rrjetë.

    14’ Rashica niset me shpejtësi drejt portës, Stojanoviç detyrohet ta ndalojë në mënyrë të parregullt dhe ndëshkohet me të verdhë.

    11’ GOOOL SKËNDERBEU! Rashica nga e majta pason në qendër ku askush nuk devijon dhe Nikaj në shtyllën e dytë shtyn sferën në rrjetë.

    8’ Rashica i afrohet zonës nga e djathta dhe gjuan, por çon sferën në duart e Qarrit.

    4’ Nga ana tjetër është Ajdareviç i cili tenton portën, duke fluturuar topin në tribunë.

    3’ Pas një goditje këndi, topi devijohet drejt portës së Qarrit i cili kontrollon lehtësisht.

    1′ Nis dueli në “Air Albania”

    FORMACIONET ZYRTARE

    SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Rabiu, Gërço, Dumfur, Vangjeli, Janaqi, Juri, Liço, Rashica, Nikaj.
    Trajner: Ivan Gvozdenoviç

    VLLAZNIA: Qarri, Pusi, Stojanoviç, Juriç, Jago, Boshnjaku, Alivoda, Mala, Dodaj, Ajdareviç, Balaj
    Trajner: Thomas Brdariç

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Kf_Skënderbeu kryesore slide Sport
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Astrit Çerma: Epo të diskutojë filmat tanë një mender… Mamaqi, kjo është çmenduri

    November 12, 2024
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.