Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për Policinë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
-S. A., 37 vjeç, banues në Prilep, Maqedonia e Veriut, pasi në aksin rrugor “Pogradec-Qafë Thanë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. Sh., 36 vjeç, banues në fshatin Stropckë, Pogradec. Për pasojë është dëmtuar shtetasi Y. Sh., i cili u dërgua për mjekim, në spital;
-V. I., 34 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë, pasi pranë fshatit Gjonomadh, Korçë, u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. B., 43 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në lagjen nr. 15, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren F. J., 78 vjeçe, banuese në Korçë, e cila u dërgua në spital, për mjekim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.


