Një automjet përfshihet nga flakët në lëvizje në aksin rrugor Korçë – Pogradec
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Caushli por për fatin e mirë drejtuesi i mjetit ka dalë me shpejtësi nga automjeti tip “Renault”
Ka qënë shërbimi zjarrfikës I bashkisë së Maliqit ai që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit.
Specialistët e këtij shërbimi bëjnë të ditur se shkak i rënies së zjarrit është bërë një defekt në sistemin elektrik duke sjellë edhe përfshirjen e mjetit nga flakët


