Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    In memoriam – Ylber Merdani, njeriu që u burgos se shkruante poezi

    Histori August 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Të shikosh lotët e nënës plakë, të shikosh të dridhen ato thinja, të shikosh shtëpinë gjithë në flakë, nuk ke as forcë e as ndihmë. Është tmerr kur duart t’i kanë lidhur, shtrëngo grushte e sytë gjithë lot, s’mbahet më kjo brengë kaq e hidhur. Do të flasësh po nuk flet dot.

    Këto vargje të thurura në birucat e burgut famëkeq të Spaçit janë shkruar nga poeti Ylber Merdani. Ai ka qenë i dënuar politik nga sistemi komunist.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Mes dhimbjes së kujtesës për atë që ka kaluar, Merdani tregon se çfarë ndodhi me familjen e tij në atë kohë.

    “Ne na fusnin në ashefkat e kulleirit, në shtëpitë tona rrinte drejtori i burgut. Si tregtarë, morën me radhë gjithë burrat e fisit, i kaluan në site, në tortura sa dhe këmbët ja u digjnin nëpër mamgalle me prush që të nxirrnin florinjtë. Sipas dokumenteve, 4.5 kunjtal i morën familjes Merdani. Në vitin 67’ na internuan për herë të parë si familje, unë e motra ishim mësues, vëllai në klasë të tretë gjimnaz, ta them sinqerisht që binim të flinim dhe shikonim në ëndrra furra me bukë se ishim të uritur,” – u shpreh poeti.

    Persekutimi i familjes dhe internimi ishte vetëm fillimi. Për shkak se shkruante vargje poezish, ai u dënua me disa vite burg.

    “Unë kam qenë vetëm në Spaç. Pasi bëra dy vite internim në Pulahë të Oparit me burgosen në Spaç të Mirditës, i denoncuar nga një familje dhe jam dënuar me 8 vite burg vetëm për dorëshkrimet e mia të poezive. Mi kapën. Gjithë mllefin, urrejtjen e vuajtjen që ballafaqova me mjerimin, unë i ktheva në frymëzim e në vargje,” – rrëfeu Merdani.

    Disa vite pas daljes nga burgu, Merdani tregon se shteti shqiptar nuk i ka trajtuar siç duhet të burgosurit politik.

    “Për ne duhej bërë që në fillim, ka 30 vite nuk ka mbaruar ende kësti i tretë për trashëgimtarët. Mjafton të të them këtë se unë që kam vuajtur në Spaç, marr si kryefamiljar 280 mijë lek të vjetra, ish hetuesi im merr nja 500 mijë a mos më shumë. Tani ç’të të them më tepër,” – u shpreh poeti.

    Vuajtjet në jetë ju kthyen në mësime, e për këtë ka një mesazh për popullin shqiptar.

    “Një popull që harron të kaluarën, ai është i vdekur. Ky popull te këtë parasysh se e shkuara ka lidhje me të tashmen, e me te ardhmen. Nuk duhet harruar ajo që nuk harrohet, se ndryshe kthehemi përsëri aty ku ishim,” – tha ai.

    Poeti korçar Ylber Merdani është një nga figurat ende të gjalla i cili dëshmon për historitë famëkeqe të sistemit komunist, ku historitë personale, ato të miqve të tij dhe shpirtin artistik e ka derdhur në më tepër se 20 libra.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.