Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Historia e Janullatos kur kërkoi të përçante 3 fetë në Shqipëri

    Kulturë September 24, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një farë egjre anti-kombëtare e mbjellur në Stamboll në vitin 1993 duket se mbiu tani, në viti. 2024

    SHTETI I “BEKTASHINJËVE” BRENDA SHQIPËRISË?!

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Të dashur miq!

    Tek po dëgjoj dhe po lexoj idenë e një shteti shqiptar bektashian, brenda territorit të Shtetit Shqiptar, vendosa t’i kthehem një ngjarje që ka pikërisht këtë subjekt, dëshmitar i së cilës u bëra në vjeshtën e vitit 1993, në Hotel Marmara, në Stamboll.
    Ja ngjarja e plotë siç e kam përjetuar dhe botuar në librin tim “Amabasador i pushtetit të butë” në faqen 73.

    TAKIMI I FEVE MONOTEISTE NË STAMBOLL, VJESHTË, 1993

    Në vjeshtën e vitit 1993 në Stamboll u organizua një takim i krerëve të feve monoteiste. Aty do të merrnin pjesë drejtuesit e feve abrahamike, që nga Kreu i Rabinatit të Izraelit, pastaj Bartolomeu I, Kreu i Kishës Ortodokse të Stambollit, Kryemyftiu i Turqisë, ndërsa nga Selia e Shenjtë kishte ardhur Sekretari i Përgjithshëm i Vatikanit. Nga Shqipëria merrnin pjesë personalitetet kryesore të këtyre feve:

    PJESMARRËSIT NGA SHQIPËRIA:
    I pari ishte Hafiz Sabri Koçi, Kryemyftiu i Shqipërisë. Pastaj vinte Imzot Rrok Mirdita, kreu i fesë Katolike shqiptare dhe Anastasios Janullatos, kreu i Kishës Ortodokse shqiptare. Bashkë me ta kishte ardhur edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve, Dede Reshat Bardhi.

    TAKIMI I BESMITARËVE

    Takimin e përshkoi një frymë e zymtë e natyrës fetare me shumë qetësi dhe përunjësi. Krerët e feve të vendeve të ndryshme takoheshin me njëri-tjetrin, sidomos brenda feve të veta, por edhe në ndërveprim. Fetë e shqiptarëve ishin si të plagosura pas një periudhe të gjatë që kishin kaluar në ateizëm, në shtetin e parë dhe të vetëm në botë, që ishte shpallur i tillë. Hafiz Sabri Koçi, 72-vjeçar, vinte nga jeta e tij e gjatë prej 23 vitesh në burgim për shkak të besimit fetar. Ai ishte teolog, martir i fesë, burrë shumë i ditur, i shtruar, i kulturuar, shumë i urtë dhe i përunjur. Dede Reshat Bardhi po ashtu kishte kaluar një kalvar vuajtjesh për shkak të besimit dhe e kishte ushtruar fenë tërësisht në mënyrë të fshehtë, por pa e lënë asnjëherë, pavarësisht nga rrjedhojat që pësonte. Imzot Rrok Mirdita ishte drejtuesi i Dioqezës së Durrësit dhe Tiranës, i konsakruar nga Papa Gjon Pavli II. Ai e kishte filluar shërbimin ndaj Kishës Katolike në moshën 25-vjeçare. Shumë vite ai i kishte kaluar duke shërbyer në Kishën Katolike në Bronx në New York. Ai është nismëtari i ndërtimit të Katedrales së Shën Palit në Tiranë. Sipas idesë së tij, ajo ka tri kënde, të cilat simbolizojnë bashkëjetesën midis tri feve në Shqipëri, fesë islame, ortodokse dhe katolike.
    Kryepeshkopi Anastasios Janullatos, i lindur në vitin 1929, ishte Krypeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë dhe Kreu i Sinodit të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare. Ai mbante edhe shumë tituj si anëtar i disa akademive. Emri i tij përmendej me shumë skepticizëm si uzurpator i fronit të kreut të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, që dikur e pati themeluar Fan Noli dhe e mbajti gjallë Visarion Xhuvani. Në atë takim u diskutuan shumë çështje që kishin të bënin me paqen fetare dhe mbarëvajtjen midis feve të ndryshme. Në këtë rast u hap një diskutim, i cili e vlen të jetë i shënuar në këtë rrëfim.

    PROPOZIMI PËR FENË E KATËRT MONOTEISTE BEKTASHIANE SHQIPTARE I KRYEPESHKOPIT ANASTASIOS JANULLATOS
    Krerët e feve shqiptare, edhe pse ato janë vetëm tri të tilla, na dilte se “ishin” katër. Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Shqiptare tha se në Shqipëri ekzistojnë katër fé të ndryshme. Pas shumë diskutimesh duhej të nënshkruhej një rezolutë e përbashkët e feve monotesite. Sipas disa drejtuesve aty, shqiptarët duhej të nënshkruanin të katërt. Por në të vërtetë ne kishim tri fé, jo katër, pavarësisht se Dede Reshat Bardhi përfaqësonte një sekt liberal të islamit – pra bektashizmin. Dikujt i interesonte të shtohej një fé te shqiptarët. Kjo ishte një strategji që u binte për shtat atyre që përherë shqiptarët i kanë dashur të përçarë. Ky ishte rast i mirë për t’i konsideruar ata të ndarë në katër fé.

    IMZOT RROK MIRDITA – PATRIOTI I PALËKUNDUR SHQIPTAR
    Imzot Rrok Mirdita kërkoi pushim për një konsultim. Ai na mblodhi, Hafiz Sabriun, Dede Reshatin dhe neve të dy të Konsullatës, Orhan Zarshatin dhe mua. Ishte e vështirë situata, pasi kishim shumë merak se mos Dede Reshatit do t’i mbetej hatri, po të mos futej bektashizmi si fé më vete. Imzot Rrok Mirdita e shpjegoi shumë bukur dhe me një frymë të vërtetë kombëtare dhe patriotike. Pastaj Orhan Zarshati u ndal te historia e Kryegjyshatës dhe përse ajo, në vitin 1924, u zhvendos nga Stambolli në Shqipëri. Tek e fundit- tha ai, ndarja fetare midis shqiptarëve u shkon në favor armiqve të Shqipërisë. Dede Reshati menjëherë kërceu dhe tha:
    BABA RESHAT BARDHI:

    BEKTASHIZIMI NUK ËSHTË FE E VECANTË NË SHQIPËRI – UNË KURRË NUK PRANOJ TË BËHEM PJESË E NJË VEPRIMI, QË E DËMTON SADOPAK VENDIN TIM.
    “Ju jeni njerëz të mençëm të atdheut tim. Ju e dini këtë punë më mirë se unë. Unë kurrë nuk pranoj të bëhem pjesë e një veprimi, që e dëmton sadopak vendin tim. Unë jam bektashi, jam besimtar i fesë islame, por para së gjithash jam shqiptar”.
    Kështu u shmang përmendja në Rezolutën e Stambollit të Shqipërisë si vend me katër fé. Aty u shënua se Shqipëria ka tri fé monoteiste. “Dikush” ishte nismëtar i asaj teze antishqiptare në konferencë. Pas kësaj ai u largua kokëulur.
    Shënim: Ajo farë e keqe egjre e asaj kohe duket se nuk ka qene rastësi. Të paktën le ta themi sepse për ta ndalur rrokullmën e kombit tonë duket se nuk do ta ndalim dot. Por të paktën të mos heshtim!

    Mal Berisha
    Tiranë, 23 Shtator 2024.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Pagesa e taksës së mjeteve tashmë 100% online në e-Albania: më pak kohë, më pak kosto, më shumë lehtësi për qytetarët

    January 17, 2026

    Rinovimi i dokumenteve të identifikimit në çdo zyrë IdentiTek, pa kufizim nga vendbanimi

    January 14, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Një djalë maliqar në krye të burgjeve, Klevis Qose rritet në detyrë 

    March 20, 2024

    “Artisti i Merituar” Jani Riza, 35 nga largimi i tij “pabesisht” nga skena dhe ekrani

    October 24, 2023

    Kodi i ri Penal, Ulsi Manja zgjedh të njihet me të nga Pogradeci

    September 14, 2023
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.