AADF hap thirrjen e rradhës për aplikim të Programit të Praktikës Profesionale (MIP) në SHBA!
Për të gjithë të interesurit në datën 03 Tetor 2024 në orën 12:00 në Sallën e Mbledhjeve, Fakulteti Ekonomik, Korçë, AADF do të bëjë një prezantim të projektit.
Synimi i këtij programi është që të zhvillojë aftësitë e profesionistëve të rinj shqiptarë, si dhe të përmirësojë perspektivat e karrierës së tyre duke kontribuar në zhvillimin e Shqipërisë
Programi u ofron pjesëmarrësve një eksperiencë profesionale në SHBA nëpërmjet një praktike profesionale 6-mujore në fusha të tilla si Arsimi, Teknologjia dhe inovacioni, Biznesi dhe Sipërmarrja, Turizmi dhe Ekoturizmi, Kultura, Drejtësia, Edukimi Shëndetësor, Gazetari, Arkitekturë, Agrikulture, Inxhinieri, IT, etj.
AADF financon plotësisht shpenzimet e pjesëmarrësve në program, të cilat përfshijnë praktikën e personalizuar profesionale 6-mujore në një institucion pritës në SH.B.A, programin trajnues për drejtues dhe menaxher, udhëtimin një-javor të networkut, biletën vajtje-ardhje, sigurimin shëndetësor dhe të udhëtimit, asistencë për procesin e aplikimit për vizën amerikane, orientimin paraprak mbi programin, si dhe një bursë mujore për të mbuluar akomodimin, transportin lokal, dhe shpenzimet personale.
Që nga fillimi i programit në vitin 2017, deri më tani AADF ka mbështetur 106 profesionistë të rinj shqiptarë nëpërmjet programit MIP Internship.
Për më shumë informacion mbi programit dhe për të aplikuar, ju lutem klikoni këtë link:


