Korçë: 55-vjeçari gjendet i pajetë në sediljen e kamionit, dyshohet për arrest kardiak
Sot rreth orës 18:50, në fshatin Barç, Korçë, është gjetur i pajetë në sediljen e shoferit të kamionit që drejtonte, shtetasi Shpëtim Murati rreth 55 vjeç, banues në Korçë. Nga hetimet paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e viktimës, dhe dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një arrest kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.


