Këshilli Bashkiak i Korçës ka miratuar nivelin e pagave për punonjësit e bashkisë së institucioneve të varësisë për vitin 2024.
Rritja e pagave është kryer në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave, ndërsa janë përcaktuar disa nivele pagash sipas pozicioneve të punës dhe ngarkesës.
Për opozitën rritja e pagave të administratës së bashkisë është në funksion të zgjedhjeve të ardhshme.
Efektet financiare të rritjes së pagave nisin prej 1 shtatorit, ndërsa fondi prej 39,3 milionë lekë për përballimin e rritjes do të mbulohet nga transferta e pakushtëzuar e qeverisë shqiptare.


