Close Menu
KolibriKolibri
    Më të klikuarat

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    KolibriKolibri
    • Kreu
    • Aktualitet
      • Politikë
      • Kronikë
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Bota
      • Kulturë
    • Korça +
      • Korçë
      • Pogradec
      • Devoll
      • Kolonjë
      • Maliq
      • Pustec
    • Opinion
    • Personazh
    • Showbiz
    • Sport
    KolibriKolibri

    Peleshi nga Korça: Rritja e pensioneve si prioritet kombëtar për Shqipërinë 2030

    Aktualitet October 22, 2024
    Shpërndaje
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Qeveria shqiptare ka nisur një diskutim të gjerë publik me pensionistët për të adresuar një detyrim të kahershëm dhe një kërkesë legjitime për reformimin e skemës së pensioneve.

    Në këtë kuadër, Drejtuesi Politik i Qarkut të Korçës, Niko Peleshi, gjatë një takimi me pensionistët korçarë, theksoi se rritja e pensioneve nuk është më çështje indeksimi, por një reformë thelbësore që do të shfrytëzojë mundësitë që krijon rritja e ekonomisë për gjithë shoqërinë.

    Desktop Promo
    Desktop Promo

    Në këtë takim, ku të pranishëm ishin edhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, dhe deputetja Eni Zake, Peleshi theksoi se qeveria po shqyrton një “rritje substanciale të bonuseve të fundvitit”, për të lehtësuar barrën financiare të përditshme të pensionistëve, duke përfituar nga rritja ekonomike e vendit. Ai përmendi se synimi kryesor është “një skemë pensioni e qëndrueshme që do garantojë në vazhdimësi pensione më të larta”.

    “Në vitin 2013, gjetëm një mal me borxhe dhe u deshën vite për të stabilizuar financat e vendit. Nuk gjetëm para për të paguar pensionet e dhjetorit. Me ndihmën e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe përmes reformave, ia dolëm të stabilizonim ekonominë dhe sot kemi guximin të flasim për rritje pensionesh,” tha Peleshi.

    Ai theksoi se pensionistët nuk mund të mbeten të përjashtuar nga përfitimet e rritjes ekonomike dhe reformat që kanë transformuar vendin.

    “Ne kemi dyfishuar vëllimin e ekonomisë kombëtare, nga 12.7 miliardë euro në më shumë se 25 miliardë euro dhe kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë investime të mëdha dhe të përmirësojmë pagat e administratës publike. Është koha që edhe pensionistët të marrin atë që u takon”.

    Peleshi nënvizoi se qeveria po punon për një reformë të thellë në skemën e pensioneve, duke u bazuar në kontributet e secilit. Ai theksoi rëndësinë e luftës kundër informalitetit, duke përmendur se shumë biznese nuk deklarojnë pagat reale, duke ulur kështu nivelin e kontributeve në skemën e sigurimeve shoqërore, që ndikon drejtpërdrejt në nivelin e pensioneve.

    Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, u shpreh se ky takim është një nga shumë të tjerë që do të pasojnë, për të nisur një dialog me pensionistët në të gjithë vendin. Ai nënvizoi se synimi për Shqipërinë 2030 është të arrijë standardet e BE-së, duke garantuar një ekonomi të fortë dhe më shumë mirëqenie për qytetarët.

    “Ky është takimi i parë nga shumë të tjerë, për të takuar ata që realisht kanë përfituar më pak nga zhvillimi i vrullshëm i vendit,” u shpreh Klosi, duke shtuar se synimi i qeverisë është që, deri në vitin 2030, Shqipëria të arrijë standardet e BE-së dhe të garantojë një nivel më të lartë mirëqenieje për qytetarët e saj.

    Takimet me pensionistët do të vazhdojnë në gjithë Shqipërinë për të diskutuar më tej reformën që synon të garantojë një pension të denjë për çdo qytetar.

    Desktop Promo
    Mobile Promo
    djathtas Korçë slide
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email
    Desktop Promo
    Mobile Promo

    Postime të ngjashme

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Leave A Reply Cancel Reply

    Max Winery
    Eco Concept
    Mjalti Morava
    Minutë pas minute

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026

    Fan Noli, ndër figurat më të ndritura të kombit

    February 9, 2026

    Dardha mbulohet nga dëbora, destinacion i preferuar për dashamirësit e skive

    February 9, 2026

    Personazh / Marigo Pozio në lëvizjen kombëtare dhe shoqërore

    February 2, 2026
    Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    • Vimeo
    Kolibri

    Kolibri.al është një platformë dixhitale informimi dhe promovimi të njerëzve dhe territorit në rajonin e Korcës. Në kontakt të përditshëm me terrenin dhe lajmin, synojmë te sjellim të vërtetën me profesionalizëm dhe etikë.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Kryesore

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Kultura shqiptare kryefjalë e eventeve në Shamberi të Francës, ekspozitë me 45 vepra arti nga Muzeu i Korçës

    February 9, 2026
    Më të klikuarat

    Shqipëria mes vendeve ku amerikanët po zgjedhin të jetojnë

    April 16, 2026

    Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

    April 16, 2026

    Besa Spaho, vajza që u rrit në PS, profesionistja që kërkon parlamentin

    March 13, 2025
    © 2026 kolibri.al. Crafted by BeeTech Solutions
    • Kontakt
    • Politikat e privatësisë

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.