Projekti “Adopto një të moshuar” ka filluar zbatimin e tij ne vitin 2007. Filloi si një projekt ku një sponsor mbështeste një të moshuar të braktisur/vetmuar. Fillimisht u mbështetën 35 individë në Korçë, por më pas ky numër u rrit dhe aktualisht kemi 355 të moshuar që mbështeten në Qarkun e Korçës në mënyra të ndryshme.
Këta të moshuar janë braktisur nga të afërmit e tyre, ose fëmijët e tyre kanë emigruar jashtë vendit dhe nuk i vizitojnë ose kontaktojnë ata për vite me rradhë. Duke filluar nga viti 2018, ne kemi punuar shumë që komuniteti, biznesi dhe institucionet lokale të ndërgjegjësohen për kushtet dhe vështirësitë e këtij grupi dhe të ofrojnë mbështetjen e tyre për të lehtësuar jetën e tyre.
Kjo mbështetje mund të jetë në një formë monetare ose materiale, por gjithashtu mund të jetë përkujdesje, vizita në shtëpi, inkurajim, mbështetje psikologjike dhe shpirtërore, etj.
Ky projekt zbatohet në Bashkitë e Korçës, Devollit, Ersekës, Pustecit,Maliqit. Shumica e fondeve më parë siguroheshin nga Hollanda, por tani ne synojmë të rrisim financimin dhe mbështetjen lokale për këta të moshuar.
Pse fushata Kovat Blu?
Bluja eshte ngjyra zyrtare identifikuese e Organizates “Dorcas Aid International”. Kova, ne vend te kutise, me qellim per t’i dhuruar familjes dicka qe u duhet ne shtepi.
Gjate muajve tetor- dhjetor, Kovat Blu do te mbushen me ushqimet me te nevojshme per ta dhe do te shperndahen me pas te 355 te moshuar dhe 30 familje te varfra.
Si mund te kontribuoni?
• Duke ofruar produktet me te cilat do te mbushet kova
*Duke paguar 2000 lek te reja për një kovë
• Duke ofruar kontribut financiar ne numrin e llogarise se permendur ne materialin bashkengjitur.
• Duke promovuar kete nisme ne rrjetet sociale apo ne biseda me miq
• Duke u bashkuar me ne gjate shperndarjes se ushqimeve ne shtepite e te moshuarve
Synojme qe te rikthehet vemendja ndaj ketij grupi, pasi aktualisht shteti ofron pensione te vogla te pamjaftueshme per te jetuar nje jete normale.
Numër kontakti
+355694089311


